Ajo është një nga nuset më të komentuara të estradës.
Martesa me këngëtarin e njohur Albatrit Muqiqin bëri që ajo të përflitet mjaft shumë në mediat rozë.
Bëhet fjalë për Egzona Muqiqin e cila ka afro tre vite e martuar me Albatritin. Nga kjo martesë çifti simpatik kanë dhe një vajzë të quajtur Amelia.
Përveç përkushtimit në familje, Egzona tashmë ka hapur dhe një biznes të sajin me fustane të ndryshme ku një pjesë të kohës po e kalon dhe aty.
Ajo është kthyer pas në kohë, ditët kur i dha fund dhe beqarisë, ku ka publikuar disa fotografi me ‘dimi e jelek’ e që po duket mjaft bukur.