Aktuale

Egjiptianët kërkojnë që 24 qershori të jetë festë zyrtare, Mustafa i mbështetë

Komuniteti egjiptian në Kosovë edhe më tej ballafaqohet po me probleme të shumta, kështu u tha në një konferencë të sotme të thirrur nga Qeveria e Kosovës. Tash e disa vite ky komunitet po kërkon të drejtat e tyre, ndërsa datën 24 qershor e kërkojnë që të njihet si ditë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ky propozim u përkrah edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se me të drejt është ngritur si çështje dhe se kjo datë duhet bërë festë zyrtare. Kryeministri tha se misionet tona respektojnë traditën dhe historinë e njerëzve të begatshme, duke vlerësuar lart të kaluarën e komunitetit egjiptian dhe duke e cilësuar atë si një e kaluar e dinjitetshme.

“Po konsideroj që dita e komunitetit egjiptian e cila festohet me 24 qershor është për tu bërë festë zyrtare e Kosovës dhe duke shënuar këtë festë misionet tona respektojnë traditën dhe historinë e njerëzve të begatshëm të Kosovës dhe njëkohësisht e respektojnë edhe diversitetin kulturor, diversitetin etnik , fetar, dhe këtë e konsiderojmë si pasuri tonën të veçantë. E kaluara e komuniteti t egjiptian në Kosovë është një e kaluar me shumë dinjitet, bashkëjetesa me respekt të ndërsjella në komunitetin egjiptian me shqiptarët dhe me komunitetet tjera në Kosovë, ndarja e të mirës dhe të keqes dikur, por edhe tani, sepse nuk i kemi zgjidh të gjitha problemet, është një sfidë që duhet të ballafaqohemi dhe të cilën mund të themi që bashkërisht ta mundim dhe ta realizojmë”, tha Mustafa.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi tha se komunitetet që jetojnë në Kosovë janë pasuri e Kosovës. Abrashi nuk la pa e përmendur edhe ngritjen e asistencës sociale për 25%.

“Komunitetet në Kosovë janë pasuri e Kosovës, janë të mbrojtura me ligje të veçanta dhe me Kushtetutë dhe ne krenohemi që jemi shumë përpara sa i përket rajonit. Papunësia, siç e dini, për të gjithà « është sfidë, për të gjitha komunitetet, sikurse edhe mirëqenia sociale e posaçërisht për disa qytetar të cilët me të vërtet jetojnë në gjendje pak më të rëndë. Në mënyrë që të adresojmë këtë në vitin e kaluar në ditën ndërkombëtare të varfërisë ne kemi bërë një hap simbolik dhe kemi bërë ngritjen e asistencës sociale për 25 %, diku rreth 26 mijë familje në Kosovë, e posaçërisht kjo ka prek edhe komunitetin nga asistenca sociale”,tha Abrashi.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe deputeti nga komuniteti egjiptian në Kuvendin e Kosovës, Veton Berisha, i cili tha se komuniteti egjiptian ka kontribuar edhe në luftën për çlirimin e vendit dhe këtë e dëshmojnë më së miri dëshmorët dhe veteranët e luftës.

“Ne sot një vit ishim po këtu në të njëjtën sall k u po ashtu shënuam ditën nacionale të komunitete egjiptian, që atëherë në të gjithë u zotuam që të bëjmë të pamundurën për ndryshimin e mirë të komunitetit egjiptian të Kosovës. Në fushat më të rëndësishme të komunitetit egjiptian, siç janë punësimi, investimet kapitale, statistikat, tregojnë se ndryshimi është minimal. Egjiptianët ishin kontribuues të drejtpërdrejt të luftës për çlirimin e vendit, ku kemi dhe numërojmë dëshmorë dhe dhjetëra veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Egjiptianët kontribuuan fuqishëm në pavarësimin e vendit duke qenë nënshkrues të pavarësisë së Kosovës dhe duke u kujdesur që në asnjë moment të mos kontribuoj në pengimin e atij procesi duke pranuar edhe varfërimin dhe dukshëm në raport me të tjerët”, ka thënë Berisha.

Deputeti Berisha në fund tha se egjiptianët e Kosovës kërkojnë mbështetje institucionale në dhënien e mundësisë për tu punësuar n ë administratë publike. Ai tha se kërkojnë vetëm dhënie të mundësisë dhe jo të mëshirës. /KP