Banka Qendrore, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë kanë organizuar hapjen e kësaj jave, qëllimi i së cilës është të nxisë ndërgjegjësim më të gjerë dhe të kuptuarit mbi nevojën për arsimim më të mirë financiar dhe përmirësimin e edukimit financiar.Lulëzim Ismajli zëvendës guvernator i BQK tha se motoja e kësaj jave është “Mëso, Kurse, Fito”.“Objektiv është ruajtja e stabilitetit financiar në mënyrë qe paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.
Për t’i menaxhuar në mënyrë të duhur ne duhet të mësojmë për paratë dhe financat”, ka thënë ai.Sipas tij fuqia e një centi apo një euro është shumë e rëndësishme, duke potencuar se ddukimi financiar do të jetë shtyllë kryesore për fuqizimin e shtresës së mesme në Kosovë.“Kurseni paranë me shumë kujdes që pastaj kur të vijë koha ju mund t’i shpenzoni për gjërat që ju duhet”, ka thënë ai.
Petrit Balija nga Shoqata e Bankave tha se kjo javë shënohet në mbi 135 vende të botës.“Edukimi financiar është aftësia për të ruajtur paratë. Në masë të madhe iu ka mbetur prindërve të merren me edukimin financiar. Proceset e zhvillimit ekonomik në Kosovë janë në rrugën e duhur. Edukimi financiar do të jetë shtyllë kryesore për fuqizimin e shtresës së mesme në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij paraja është mjet pagese dhe ka vlerë të zakonshme.“Të përdorni paratë në mënyrë të mençur për të arritur qëllimet tuaja jetësore”.Kurse drejtori i Muzeut të Kosovës Skënder Poshtrakaj ka thënë për këto ditë fëmijët do të kenë mundësi që përmes lojës së tyre të krijojnë para.“Përmes prindërve dhe edukatorëve të juaj të vazhdoni të jeni mysafir të Muzeut të Kosovës.
Në Kosovë ka dhe ka pasur mijëra vjet miniera të arit dhe argjendit, në këtë vend janë krijua metalet dhe njëri prej produkteve ka qenë edhe paraja. Nëpër histori në këtë vend është prodhua paraja”, ka thënë ai.