Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.
Lidhur me këtë, Qeveria e Shqipërisë ka zhvilluar paradite një mbledhje të jashtëzakonshme, ku edhe është vendosur që në vazhdën e masave shkollat të mbyllen së paku për dy javë.
E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tani ka shkruar 10 porosi – këshilla, që duhet të kenë parasysh qytetarët për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Sipas kreut të qeverisë, këto porosi janë dhënë për individët në të gjithë botën, ku në thelb është higjiena personale e çdo personi.
Ky është mesazhi i Ramës me 10 porosi:
