Aktuale

Edi Rama: Gëzuar Kurban Bajramin, komentuesit e “masakrojnë”: Urim sa për të larë gojën

Kreu i ekzekutivit zgjodhi rrjetet sociale për të uruar gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Rama postoi edhe një foto në facebook me dixhiturën “Gëzuar Kurban Bajramin”, por duket se ky postim nuk është pritur mirë nga komentuesit të cilët përveçse i kujtojnë se urimi i tij erdhi shumë me vonesë në kohë, gjithashtu e shohin urimin e Ramës si shumë të “thatë”.