Simpatizantë e aktivistë të Vetëvendosjes tashmë kanë filluar të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të festuar fitoren e tyre. Ani pse ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi i votimi nga KQZ.
Deri më tani janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.
Siç raporton reporteri i FaktePlus, përkrahësit e Vetëvendosjes janë duke festuar me flamuj kombëtar e brohoritur e duke thirrur emrin e liderit të VV-së, Albin Kurti.
“Albin Kurti, Albin Kurti, o Albin ti ku je krejt Kosovën këtu e kë. Është ndrequr edhe një binë ku pritet të vij Kurti për t’iu drejtuar masës”, thuhet në thirrjen e simpatizantëve.