Fjalimin e Presidentit Hashim Thaçi para deputetëve të premten, do ta bojkotojë edhe Lëvizja “Vetëvendosje”.
Këtë e ka bërë të ditur për Lajmi.net, Shkodran Hoti, zëdhënës i kësaj partie.
Përveç “Vetëvendosjes” edhe dy partitë tjera opozitare, AAK e “Nisma” kanë konfirmuar për Lajmi.net mosprezencën e tyre në fjalimin e presidentit para deputetëve.
Seanca e veçantë ku presidenti Thaçi do të mbajë fjalimin e fundvitit para deputetëve, do të fillojë në orën 11:00.
Adresimi i Presidentit të vendit para deputetëve është obligim kushtetues, në të cilin i para i vendit raporton për punën njëvjeçare të tij.