Aktuale

Edhe Veseli uron Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli e ka uruar Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Veseli i ka uruar Ramës mbarësi dhe sukses në mandatin e tij.

“E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë. I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, ka thënë Veseli.