Qindra qytetarë kanë bërë sot homazhe me rastin e vdekjes së shkrimtarit dhe publicistit Ramiz Kelmendi.
Në mesin e tyre që bëri homazhe para arkivolit me trupin e Kelmendit në hollin e Teatrit Kombëtar është edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.
Përveç homazheve krerët e shtetit kanë ngushëlluar familjen Kelmendi me rastin e vdekjes së profesor Kelmendit mbrëmë në moshën 86 vjeçare.
Një mbledhje komemorative për të ndjerin do të mbahet pas disa minutash ndërsa në orën 14 ai do të varroset në varrezat e Prishtinës./KosovaPress/