Ilda Bejleri konsiderohet të jetë njëra ndër prezantueset më seksi të sportit. Ajo na shoqëron pothuajse çdoherë me imazhe të llojllojshme, shkruan Gazeta Blic.
Në llogarinë e saj ‘Instagram’, ka mbi 200 mijë ndjekës prej të cilëve komentohet për çdo pozë provokuese dhe paraqitje të saj. Në imazhin e fundit të publikuar ajo shfaqet me një palë tuta të thjeshta, të cilat i’a vënë në pah të pasmet më së miri.Edhe pse shquhet për elegancën e saj, Ilda edhe në rroba të thjeshta duket edhe më seksi.
Së fundmi ajo u përfol edhe për një lidhje dashurie me deputetin Klevis Balliu, madje dyshja u kap mat por që nuk ishte konfirmuar asgjë.Para disa ditësh, ishte e ftuar në “Shiko kush luan” ku gjatë një loje i ftuari tjetër, Dren Abazi duhet të zgjidhte një nga vajzat për ta marrë për nuse dhe ai zgjodhi Ilda Bejlerin. “Ilda është e zënë more djalë”, i tha Luana ndërsa Ilda qeshi, por nuk e mohoi.Ndryshe, ajo cilësohet njëra ndër prezantueset më të suksesshme të sportit./GazetaBlic./