Për t’u solidarizuar me familjet e policëve dhe mbarë opinionin shqiptar të tronditur nga kjo ngjarje, studentët e Fakultetit e Edukatës Fizike të Kolegjit AAB, së bashku me dekanatin e këtij fakulteti dhe prorektorin Shemsedin Vehapi, janë nisur drejt Lepencit për t’iu bashkangjitur aksionit të qytetarëve për kërkimin e dy policëve të zhdukur.
Kujtojmë, se njëri nga policët e zhdukur më 29 prill në lumin Lepenc, në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit, Malsor Dashi, është student në nivelin master në Fakultetin të Edukatës Fizike të Kolegjit AAB.
Në një njoftim të Kolegjit AAB thuhet se bashkëndjejnë dhimbjen së bashku me familjarët e policëve të zhdukur si dhe me mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Gazeta KNN