Aktuale

Edhe sot vazhdojnë kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur

Për ditën e tretë me radhë pritet që sot të vazhdojnë kërkimet intensive për të gjetur dy trupat e policëve të cilët u zhdukën nga mbrëmja e së shtunës pas aksidentit në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit.

Dy zyrtarët policorë, , Malsor Dashi dhe Armend Trena përfunduan në lumin Lepenc por se ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e trupave të tyre, njofton Klan Kosova.