Aktuale

Edhe sot seancë e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth gjendjes në arsim, saktësisht konfliktet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës rreth mbajtjes së orëve shtesë të cilat i kanë humbur si pasoj e grevës.

Kërkesën për këtë seancë e kanë bërë 42 deputetë, të cilën kanë nënshkruar për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

“Kryesia mblidhet nesër në orën 10:30, për ta shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme lidhur me situatën në arsim”, merr vesh Agjencia e Lajmeve FaktePlus.

Seanca pritet të mbahet menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, e cila pritet ta caktojë këtë seancë në orën 11:00./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli