Aktuale

Edhe sot një takim Kurti – Mustafa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa u takuan dje për ta çuar në fund marrëveshjen bashkëqeverisëse të lënë në gjysmë tash e dy javë.

Ndonëse takimi dje zgjati rreth 3 orë, ata nuk u morën vesh. Por, dy liderët së paku janë pajtuar të bisedojnë prapë gjatë ditës së sotme.

Thuhet se në takimin e sotëm do të prezantohen kushtet e reja të LDK-së për të hyrë eventualisht në koalicion.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë fillimisht mbledhjen e Kryesisë në orën 10:00, e cila u ndërpre dje për shkak të takimeve me LDK-në.

Takimi mes krerëve të LVV-së dhe LDK-së pritet të mbahet edhe sot në Kuvendin e Kosovës, prej orës 14:00./FaktePlus