Artistët tanë janë treguar bujar në këtë tragjedi që ka goditur Shqipërinë.
Këngëtari Sabri Fejzullahu, ashtu sikurse shumë prej të famshmëve tanë, ka hapur dyert e shtëpisë për qytetarët e Shqipërisë.
Përmes një njoftimi, ai tha se lëshon shtëpinë për një familje pesë anëtarëshe.
“Ne rrim gjithëmon pran trungut tënd Nanë Shqipëri. Me zemër ua lëshoj shtëpin time nji familjes 5 anëtarëshe, vëllezërve e motrave të gjakut Tim S.Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari.
Për ndryshe, përveç Sabriut, strehim për të prekurit nga tërmeti kanë ofruar edhe: Capital T, Ledri Vula, Rina Balaj, Genc Prelvukaj, e të tjerë.
