Ligji për zgjedhjen e deputetëve është shumë i qartë – Vojisllav Sheshel nuk mund të jetë më anëtar i parlamentit serb, por ai i thotë gazetës Blic se nuk do të japë dorëheqje.
Sheshel u dënua në Hagë për me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve kundër njerëzimit në Bosnje me 1992 dhe, sipas ligjit, ai do të duhej t’i jepte fund mandatit të tij në parlamentin e Serbisë.
Sheshel tha për Blic se një dispozitë e tillë vlen vetëm për ata që duhet të shkojnë për të vuajtur dënimin me burg.
Por kur ishte pyetur nga Blic se kjo nuk është e shkruar në ligj, Shesheli përgjigjet që vetëm avokatët mund të bëjnë një deklaratë në atë pozicion. “Ju nuk jeni avokat dhe ju nuk e dini, i kishte thënë Sheshel gazetares./arbresh.info