Policia e Kosovës konfirmon se mbrëmë në orën 23 e 15 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” i dyshuari është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë nëpërmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
“ Ai ishte në përcjellje të njësisë së ekstradimit të Policisë së Kosovës nga Munchen, Gjermani për në Prishtinë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar me akuzën ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vrasje e rëndë në tentativë’ që nga 20 janari 2015 e deri me 02 maj 2017 kur edhe është arrestuar nga autoritetet gjermane”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kompetent të EULEX-it i njëjti ndalohet në qendrën e mbajtjes.
Ndryshe dje me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari si të akuzuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës në marsin e vitit 2004.