Aktuale

Edhe pas miratimit të demarkacionit nuk do të bëhet liberalizimi i vizave

Lëvizja Vetëvendosje sot në mesditë ka organizuar një konferencë për shtyp në lidhje me demarkacionin. Në konferencë kanë prezantuar kryetari Albin Kurti dhe drejtuesi i Gupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca.

Kryetari Albin Kurti tha se edhe pas votimit eventual të demarkacionit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ka shumë procedura të brendshme për liberalizimin e vizave. Liberalizimi nuk do të vijë as javën e ardshme as stinën e ardhshme, prandaj është e paarsyeshme ngutia për demrkacionin“, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, për liberalizimin e vizave nuk është kusht vetëm demarkacioni me Malin e Zi, por edhe stopimi i korrupsionit.

“Në Kosovë të gjithë e thonë se në Kosovë ka korrupsion. Janë dy krietere për liberalizim, demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit. Meqë është kështu, le të merremi në mënyrë më dinamike me luftimin e korrupsionit dhe të na lihet kohë për gjetjen e zgjidhjes për demarkacionn”, ka thënë Kurti.