ShowBiz

Edhe një videoklip nga “Shaolin Gang”

Blunt dhe Real janë dyshja më e përfolur kohët e fundit.
“Shaolin” dhe “Sku sku” janë fjalët që Blunt dhe Real i përdorin edhe në këngë, ndërsa vazhdimisht publikojnë video në të cilat fansat e tyre përdorin po ato fjalë, shkruan lajmi.net.

Ka pak ditë prej kur Blunt dhe Real, të cilët tani i njohim si “Shaolin Gang”, kanë lansuar projektin e ri me skena eksplicite.

Ata nuk janë ndalur dhe përmes rrjeteve sociale njoftuan se shumë shpejt do ta publikojnë këngën e re me videoklip.

Reperët nuk kanë dhënë shumë detaje rreth këtij projekti, por mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe. /Lajmi.net/