Aktuale

Edhe një shqiptare po kandidon në Kongresin Amerikan (Foto)

Në zgjedhjet presidentciale të Amerikës që po mbahen ditën e sotme po kandidon për kongresmene edhe një vajzë me origjinë shqiptare. Suzana Shkreli është kandidate në distriktin e 8 të Miçiganit nga radhët e Halary Clinton, shkruan Gazeta Express.

Suzana Shkreli është kandidate nga radhët e partisë Demokratike dhe ka marrë mbështetje maksimale nga kjo parti.

Një familjar i Shkrelit i tha Gazetës Express se Suzana është njohse e mirë e gjuhës shqipe dhe ka marrë mbështetjen e shumë shqiptarëve që jetojnë në atë zone.

Suzanna Shkreli është me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi. Familja e saj Zefi dhe Maria kanë emigruar për një jetë më të mirë në USA. ajo është specialiste në fushën e drejtësisë dhe është një avokat për të drejtat e viktimave.