Muajin e shenjtë të Ramazanit po e agjërojnë edhe shumë yje të njohura të estradës.
Një ndër ta është edhe reperi i njohur Capital T, transmeton Gazeta Express.
Por ani pse është duke agjëruar, Capon nuk po e pengon kjo që të kryej aktivitetet e tij.
Ai së fundmi është parë duke ushtruar në palestër derisa është me agjërim.
Këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri i reperit Flamur Grabovci i cili ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram.
Ai ka thënë se Capo është një njeri me shumë vlera dhe është duke agjëruar.
“#gym #fitness #trending @truekapo
#Big respect njeri me shum vlera + me agjerim #Sukseshum ne gjitha mënyrat, Shihemi”, kishte shkruar ai.
Fansat e tyre i kanë lënë komente pozitive.