Në veri të Kosovës, në 24 orët e fundit, një person është infektuar me virusin Korona, njoftoi Shtabi i Situatave të Urgjencave atje.
I prekuri rishtas nga COVID-19 banon në Leposaviq.
Deri më tani gjithsej 116 njerëz janë sëmurë me COVID-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë, nëntë kanë vdekur dhe 96 janë shëruar, raporton radioja “Kontakt Plus”.