Për nder të datëlindjes së tij të 80-të në shkurt të këtij viti, me iniciativën e shoqatës së të burgosurve politik viti 2016 u shpall “Viti i Adem Demaçit.
Në kuadër të aktiviteteve të shumta për nder të veprës së simbolit të rezistencës kombëtare shqiptare sot do të përurohet një libër me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”.
Organizatorë të përurimit të librit janë Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik.
Përurimi mbahet në Institutin Albanologjik në Prishtinë në orën 12:00.