ShowBiz

Edhe një grabitje në Paris

Aktorja dhe modelja e njohur indiane Mallika Sherawat është përfshirë në një ngjarje të tmerrshme së fundmi në Paris, në një ndërtesë ngjitur me hotelin ku u grabit ditë më parë Kim Kardashian.

“Daily Mail” shkruan se Mallika ishte në apartamentin e saj në Paris, kur tre persona të maskuar janë futur në shtëpinë e saj dhe e kanë dhunuar.

Gazeta “La Parisien” shkruan se autorët e sulmit ishin të maskuar, ndërsa menjëherë  pasi janë futur në ndërtesë kanë hedhur gaz lotsjellës e më pas kanë dhunuar Mallika Sherwat si dhe një shoqe të saj, transmeton KosovaPress.