Aktuale

Edhe një dorëheqje në partinë e Behgjet Pacollit (Foto)

Kryetari AKR-së në Pejë, Xhevdet Krasniqi, partisë së zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kreut të këtij subjekti në komunën e Pejës.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet thelbësore të dorëheqjes.

Njoftimin për media të dorëheqjes së pakthyeshme e ka bërë vet kryetari I gjertanishëm Krasniqi pa i komentuar arsyet dhe shkaqet.

Krasniqi ka thënë se dorëheqja vie për shkaqe personale.

“Dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së AKR-së – Pejë. Për çështje personale dhash dorëheqje të pa revokueshme nga posti i kryetarit të degës së AKR-së, ne Pejë.”- ka shkruar Xhevdet Krasniqi.

Nga kryesia e partisë së Behgjet Pacollit dorëheqje kishte dhënë deputeti Labinot Tahiri, ndërsa nga partia ishte larguar edhe deputeti Korab Sejdiu.