Aktuale

“As edhe një cent më shumë”, nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Një numër i qytetarëve janë mbledhur para zyrave të KEDS-it duke protestuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pas kësaj ata janë nisur në drejtim të Qeverisë.

Me parullat në dorë “As edhe një cent më shumë”, “Pak për veriun tash edhe për juve”, “Mos i mprehni dhomt”, “Kah jeni nis oj loçka”, këta qytetarë po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës.

Ata po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos lejojnë që të shtrenjtohet çmimi i energjisë.