Aktuale

Edhe një aderim në AKR

Aleancës Kosova e Re e cila ka lidhur mbrëmë koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i është bashkuar edhe një anëtare e re.

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se kryesisë së AKR-së i është bashkuar Mirlinda Kusari-Purrini.

“Kryesisë së AKR iu bashkuar znj. Mirlinda Kusari-Purrini. Me Mirlindën do të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën madhështore.#AKR shpresë për Kosovën”, shkruan Pacolli në Facebook.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 11 qershor, pas rrëzimit të qeverisë së Isa Mustafës përmes mocionit të mosbesimit./KosovaPress/