Aktuale

Edhe Nisma vendos sot për ministrat

Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën, ka konfirmuar se kryesia e këtij subjekti do të mblidhet sot ku do të vendosë për emrat e ministrave.

“Ende nuk kemi vendosur. Pres sot gjatë ditës kryesia të mblidhet dhe të vendosë për emrat. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Shala.

Partia e Fatmir Limajt në qeverinë “Haradinaj” do t’i ketë tri ministri.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Po ashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.

Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar për sot prezantimin e kabinetit qeveritar./indeksonline/