Aktuale

Edhe NISMA për Kosovën dënon sulmin ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së

Edhe Nisma për Kosovën e ka dënuar sulmin me granatë dore në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Kjo parti thotë se e konsideron sulmin të papranueshëm, cilado qoftë arsyeja.

“NISMA për Kosovën e konsideron të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfarëdo arsye qoftë”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Nisma për Kosovën thotë se kërkon nga organet e rendit që sa më parë ta kryejnë detyrën e tyre dhe autorët e këtij akti t’i nxjerrin para drejtësisë./KP