Aktuale

Edhe në oborrin e QKUK-së rrezik nga qentë (Foto)

Nuk janë pak në numër, dhe ndodhen pikërisht në pjesën sapo të hysh në oborrin e QKUK-së.

Dhjetëra qenë endacak kanë gjetur strehim te Klinika Stomatologjike pranë Emergjencës, raporton lajmi.net

Ka disa ditë që shumë persona janë ankuar se po ndjehen të rrezikuar nga këta qentë, të cilët në mëngjes janë më të egër, madje shumë herë edhe po i ndjekin qytetarët apo dhe stafin e QKUK-së.

Problemin askush nuk po e merr përsipër.

Burime të lajmi.net thonë se ata kanë gjetur vend aty, prej kur kanë filluar disa punime, e të cilat kanë stagnuar meqë Komuna e Prishtinës i ka ndërprerë ato, me arsyetimin se nuk kanë leje për ndërtime.

Punimet janë filluar në Klinikën e Stomatologjisë dhe kanë mbetur ashtu siç shihen në fotografi./ Lajmi.net

13711644_10209138039904775_571568781_o13728483_10209138039624768_558049272_o13730495_10209138039704770_1741427595_o13711507_10209138039744771_2102462913_oqentë në QKUK