ShowBiz

Edhe Milot Rashica ka zgjedhur Shqipërinë për ti kaluar pushimet

Milot Rashica po pushon në bregdetin shqiptar.

Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, kohët e fundit është duke qëndruar në vendlindje, shkruan lajmi.net.

Megjithatë ai ka vendosur që ti kalojë disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, saktësisht në Jalë.

Vetë futbollisti e ka ndarë me ndjekësit një foto në llogarinë e tij në Instagram.

Miloti dhe bashkëshortja e tij Belkiz së fundmi janë bërë prindër për herë të parë. Ajo solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

the authorGazetaKNN