Pavarësisht moshës që ka, ajo vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të famshme në vend.
Është kjo këngëtarja e njohur Mihrije Braha e cila për shumë vite me radhë ka argëtuar fansat me muzikën e saj, transmeton Gazeta Express.
Si shumë fytyra të njohura publike, këto ditë edhe Mihrija ka vendosur të largohet pak nga Kosova.
Përmes disa imazheve që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram shihet se Miki është duke pushuar në Pragë.
Madje ajo është fotografuar në mesin e pëllumbave në sheshin e Pragës.
Këto fotografi nuk kaluan pa u komentuar nga fansat e saj të shumtë.
Kujtojmë se Miki kohëve të fundit është më pak aktive në skenën muzikore, megjithatë ajo së bashku me Naimin janë aktiv në emisionin e tyre./Gazeta Express/