Aktuale

Edhe kjo ndodh në Gjykatën e Skenderajt: Punëtorja luan me topa për qejfin e vet

Në Gjykatën e Skenderajt, e cila është degë e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, orari i punës është duke u shfrytëzuar për lojëra.

“Gazeta Blic” ka arritur ta sigurojë një fotografi, nga ku shihet një punëtore e kësaj Gjykate, duke luajtur me një nga lojërat kompjuterike.

Fotografinë në fjalë e ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një qytetar i komunës së Skenderajt, i cili duke ironizuar thotë se kjo është “arsyeja pse në gjykata bëhet grumbullimi i lëndëve“, njofton “Gazetablic.com”.

Sipas këtij qytetari, ngjarja thuhet se ka ndodhur dje.

Ndryshe, keqpërdorimet para dhe pas orarit të punës, nga persona zyrtarë tashmë janë gjëra të ditura.