Në fillim të vitit të ardhshëm në familjen Kardashian do të vijnë tri foshnja të reja.
Vetëm disa ditë pasi mediat raportuan se Kylie Jenner (20) është shtatzënë, portali TMZ tash konfirmon se edhe Khloe Kardashian (33) po pret lindjen e fëmijës.
Khloe është që një vit në lidhje me Tristan Thompson (26) dhe thuhet se është shtatzënë që tre muaj.
Gjinia e fëmijës ende nuk dihet, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, edhe Kim (36) dhe Kanye (40) kanë konfirmuar se familja e tyre do të shtohet vitin e ardhshëm, pasi që ata do të bëhen me fëmijën e tretë, të cilën në jetë do ta sjellë nëna surrogate.





















