Aktuale

Edhe KFOR-i ndihmon për gjetjen e dy policëve të zhdukur në Lepenc

Kërkimet për dy policët e zhdukur janë duke u zhvilluar përgjatë tërë rrjedhës së lumit Lepanci nga vendi i aksidentit.
Përveç Policisë, Zjarrfikësve dhe FSK-së, në gjetjen e tyre, tanimë është angazhuar edhe KFOR-i.

Ndryshe zv/ministri i brendshëm në MAqedoni, Agim Nuhiu konfirmoi për lajmi.net se do të krijohet një ekip i përbashkët për gjetjen e policëve.