ShowBiz

Edhe Halil Matoshi i ka dy fjalë për Linda Morinën!

Ndaj paraqitjes së djeshme të Linda Morinës në televizionin Klan të Shqipërisë, ku moderatori Ermal Mamaqi u tallë tepër me këngëtaren kosovare, ka reaguar edhe Halil Matoshi.

Ai në një shënim në Facebook tha se Linda Morina është mëshirim i tragjedisë sonë, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Linda asht misherim i tragjedise sone – padijes dhe zvetenimit.

Shfaqja e Lindes ne Xing-Xing te Mamaqi pos anes transaparente te supremacise vs inferioritetit kulturore Kosove – Shqipni, shpreh tragjiken tone te perbashket. Semundjen e metaforizueme. Linda Morina është VETJA jonë e defigurueme nga VETJA jonë, në kohë shterpësie e boshllëku, për me u ndie ne komod.

Kur e shohim dhe e dëgjojmë Lindën, ne ndihemi se jemi OK, normal, e në thelb ajo është vetëm manifestim transaparent i sëmundjes, vdirjes, zvetënmit dhe akulturimit tonë…

Ne kërkojmë vetjet tona të sëmura sepse ato zbulojnë deskriptin e historive personale dhe ego-ve, percepcioneve të botës perifere me gjuhë trivialiteti, që thjeshtë, neve na e bëjnë jetën të durueshme, duke na e krijuar idenë se jemi mirë dhe normalë. (…)

Njjë vajzë province duke qenë nxënëse e zellshme e shkollës mediatike kosovare trushpërlarëse, e quajtur Linda Morina, më mirë se askush tjetër ka përçuar në publkik idenë se çfarë nuk duam të jemi e në realitet jemi.

Të hallakatur, të çakërdisur, të kietscheruar (Linda ka parë “idolet’ e saj shumë përpara se ta bëjë vet, se flamuri shqiptar mund të përdoret vend Bruss-halterave), deri në shkallën e kietscherimit të nacionalizmit siç thoshte Danilo Kiš.