Virusi ‘kinez’ që u përhap në gjithë botën, ka mobilizuar edhe institucionet e Kosovës.
E para që nisi të marrë masa mbrojtëse ndaj Koronavirusit, ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Masat parandaluese do të merr edhe Komuna e Gjakovës që udhëhiqet nga Ardian Gjini.
“Komuna e Gjakovës fillon masat parandaluese për COVID19! Gjatë mbledhjes së sotme me bordin e drejtorëve, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për dezinfektimin e të gjitha institucioneve parashkollore, shkollave dhe institucioneve publike në komunën e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës, përcjellë FaktePlus.