Aktuale

Edhe Fjala mbështet kandidatin e Nismës në balotazh

Partia Fjala ka vendosur që në balotazhin që do të mbahet më 18 dhjetor për kryetar të Drenasit do ta mbështes kandidatin e Nismës Isa Xhemajlaj.

“Duke besuar se vota e të gjithë votuesve tanë ndaj nesh, ishte votë për ndryshime, ne mendojmë se tani kandidatura  e  Isa Xhemajlaj për ne paraqet ndryshimin, prandaj edhe partia FJALA – Dega në Drenas ka marr vendim ta mbështetë kandidaturën e Isa Xhemajlaj në garën e balotazhit për kryetar të komunës së Drenasit”, ka thënë kryetari i degës së Partisë Fjala Vehbi Berisha.

Berisha ishte kandidat për kryetar dhe në votimet e 4 dhjetorit ka marrë 576 vota.

Raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit do të mbahet më 18 dhjetor ku do të garojnë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai nga Nisma Isa Xhemajlaj.