ShowBiz

Edhe Ermali e nis vitin me një bashkëpunim të ri

Për këngëtarin Ermal Fejzullahu viti 2016 ka qenë shumë i suksesshëm me publikimin e këngëve të cilat ai i vlerëson si të mira.

Ai në një intervistë për KosovaPress ka përmendur edhe një bashkëpunim të ri që do ta bëjë me këngëtaren Nora Istrefi.

 

“I kam pasur tre-katër këngë të cilat kanë rezultuar e sukses janë pëlqyer prej publikut, shpresojmë në vitin tjetër do të jetë njëjtë e mirë e ma mirë. E kam një bashkëpunim të radhës që është me Nora Istrefin.Besoj që do të del në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Fejzullahu.

Ai ka dhënë edhe disa këshilla për artistët e rinj e që duan të ndërtojnë karrierë në muzikë.

Ermali tha se për të ndërtuar karrierë nuk është aspak e lehtë dhe se më e vështirë është të mbijetosh në skenë se sa vetëm të fillosh. Megjithatë ai këshillon që asnjëherë ata nuk duhet të zhgënjehen pavarësisht të gjithave.

 

“Nuk është e lehtë me të vërtetë, është shumë e vështirë, e vështira tjetër është se kur hyn në muzikë është vështirë me mbajt por nuk duhet me u zhgënjy asnjëherë njeriu edhe duhet me vazhdu. I uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë shumë shëndet, me shpresë që viti tjetër do të jetë më i mirë për popullin tonë, do të jetë më i begatshëm edhe do të ketë më tepër qetësi në trojet shqiptare”, tha Fejzullahu. /KP