Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për intervistim për ish luftëtarët e UÇK-së.
Kjo gjykatë, sot ka ftuar edhe dy ish-ushtarë të UÇK-së, përcjell FaktePlus.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai ka thënë se ftesë i është dërguar anëtarit të Kryesis njëherit Kryetarit të degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranit të UÇK-së, Sejdi Veseli.
“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për anëtarin e Kryesisë njëherit Kryetarin e degës së Prishtinës, Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së, Sejdi Veseli. Të gjithë ata që janë të ftuar do të dalin faqebardhë”, ka shkruar Gucati në profilin e tij në Facebook.
Gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale, është ftuar edhe Fadil Beka, i cili gjatë kohës së luftës ka shërbyer si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës./FaktePlus/