Aktuale

Edhe dy raste të reja të infektuar me Koronavirus në Kosovë, numri shkon në 108

Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e parë të infektuar nga Koronavirusi, deri më sot janë 108 persona që u preken nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dy personat që dolën të jenë infektuar janë njëri nga Prizreni e tjetri nga Gjakova.

Njoftimi i plotë:

DY RASTE TË REJA ME COVID-19!

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe
Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.
Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
TA PARANDALOJMË KËTË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!
KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!