Deputetët e AAK-së dhe PDK-së kanë hyrë në sallën e Kuvendit, aty ku do të mbahet seanca kosntituive e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e PDK-së po ulen në vendet ku ishin ulur në legjislaturën e fundit ata të LDK-së, raporton FaktePlus.
Kujtojmë që pak më herët kishin mbërritur edhe deputetët e rinj të Vetëvendosjes që do ta zënë vendin e atyre të PDK-së.
Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rinj ndërsa ende nuk ka marrëveshje për ta zgjedhur Kryesinë e Kuvendit./FaktePlus