ShowBiz

Edhe Bebe Rexha në Kosovë me 17 shkurt? Mësojeni të vërtetën

Festë e madhe për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Është konfirmuar që këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, mirëpo krahas saj pritet që edhe një tjetër shqiptare që gëzon famë botërore, të performojë në Kosovë.
Organizatorët e 10 vjetorit të Pavaresisë së Kosovës, janë duke bërë përpjekje që në Kosovë të vijë edhe Bebe Rexha.

Deri më tani, asgjë nuk është e konfirmuar, por mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do të performojë krah Rita Orës, edhe shqiptarja tjetër Bebe Rexha. Ndryshe, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë arritur suksese të jashtëzakonshme. Muzika e tyre ka prekur miliona njerëz, ndërsa shqiptarët i kanë bërë shumë krenar me famën e tyre./21Media