Aktuale

Edhe Andin Hoti rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Hoti, përmes facebook-ut ka shkruar se para 4 ditëve i janë shfaqur simptomat e para të koronavirusit.

Thotë se ka vështirësi në frymëmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes. Por që gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

 

 

Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!

Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.

I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në luften kundër virusit.

the authorGazetaKNN