Aktuale

“Edhe 20 vitë më parë politikanët kosovarë i kishin punët më mirë me SHBA-në”

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me refuzimin e vizës nga Ambasada e Amerikës për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai thotë se Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që ka me SHBA-në. Sipas tij, edhe 20 vite më parë liderët e Kosovës ishin më të privilegjuar nga perëndimorët në krahasim me liderët aktual.

Në fund, Abdixhiku thotë izolimi i Kosovës ka nisur dhe qeveritarët as takime të niveleve të ulëta nuk mund të bëjnë më.

Deputeti i LDK’së ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, pasi gjithnjë sipas tij, këta nuk janë të aftë për të bërë shtet.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë – Republika në rënie të lirë.

Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë.

Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësja qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet.