ShowBiz

Ed Sheeran do te jete mysafir nderi në “Game of Thrones”

Këngëtari i njohur Ed Sheeran, do të jetë pjesë e sezonit të shtatë të serialit shumë të pëlqyer, “Game of Thrones”.
Producentët e këtij seriali kanë konfirmuar se Ed Sheeran do të ketë një rol në sezonin e ardhshëm, i cili pritet të kthehet në ekranet tona në muajin korrik, shkruan KosovaPress.
Paralajmërimet për sezonin e shtatë janë se sezoni do të jetë më i shkurtër dhe episodet gjithashtu.
Përndryshe Ed Sheran për në shtatë ditët e fundit në Australi, ka shitur afër 100,000 kopje të albumit më të ri të quajtur “Divide” ndërkohë që kënga Shape Of You, për një muaj ka marrë më shumë se 350 milionë klikime.