Studimi më i ri sygjeron se Korea Jugore do të ketë jetëgjatësinë më të lartë në botë deri në vitin 2030.
Parashikimi i popullsisë nuk është i thjeshtë. Demografët përdorin të dhënat e vdekjes – informatat se kur njerëzit vdesin dhe shkaqet – për të vlerësuar pritshmërinë e mundshme të jetës së njerëzve që ende janë gjallë.
Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe organizata të tjera shfrytëzojnë parashikime periodike që janë mjaft të ngjashme.
Vende të shëndetshme si Japonia, Zvicra dhe Australia kanë jetëgjatësinë më të lartë sipas parashikimeve, megjithëse vlerësimet ndryshojnë pak varësisht nga metodologjia e përdorur, raporton “The Economist”, transmeton Periskopi.
Por një studim i ri që përfshin 35 vende nga “Imperial College Londond” dhe “WHO”, i kanë publikuar rezultatet në një revistë mjeksorë të cilët kanë përdorur një kombinim të modelit 21 statistikor.
Rezultatet sipas autorëve janë shumë të besueshme. Ato gjithashtu janë edhe surprizuese. Deri në vitin 2030, sipas studimit të ri, Korea e Jugut do të ketë jetëgjatësinë më të lartë për burrat dhe gratë.
Një vajzë e lindur në vitin 2030 ka të ngjarë të kalojë ditëlindjen e saj të 90-të, shtatë vjet më gjatë se një e lindur në vitin 2010. Burrat e Koresë Jugore pritet të jetojnë deri në 84.
Trajektorja e Koresë Jugore ka qenë e jashtëzakonshme. GDP për person është 20 herë më e madhe se në vitin 1960.
Arsyet kryesore të kësaj rritje ishin ulja drastike e vdekjeve të foshnjëve, vdekjet nga infeksionet, vdekjet nga çrregullimet e shtypjes së lartë të gjakut, në të cilën përfshihen sëmundjet kardivaskulare dhe sulmet në zemër.
Edhe vendet tjera pritet të kenë përmirësime për arsyet e ngjashme. Shumë gra në Francë dhe Zvicër janë më pak obezë. Deri në vitin 2030 meshkujt hungarezë pritet të jetojnë 7.5 vite më gjatë se sa në vitin 2010, pasiqë kanë reduktuar pirjen e duhanit.
Por autorët parashikojnë përparim shumë më pak në vende të tjera. Në disa vende më pak të pasura, si Maqedonia dhe Serbia, pritjet mesatare të jetëgjatësisë janë të ulëta dhe parashikohen të përmirësohen vetëm në masë të vogël./Periskopi/