Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur.
Mësohet se rreth orës 08:10 të ditës së sotme është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, A.Ç. 52 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, me detyrë roje, në një mobileri që po ndërtohet në Shkozet.
Policia sqaron se 52-vjeçarait i ka rënë porta e hekurit të ndërmarrjes, ku si pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.