Njësitet policore të Kosovës kanë arritur që brenda ditës të kapin një person që vodhi një veturë në Prishtinë.
Vetura thuhet se është vjedhur dje rreth orës 15:00 në një parking dhe rastin e ka paraqitur në polici pronari i automjetit.
“Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar policinë se nga parkingu i është vjedhur vetura e tij. Pas hetimeve të zhvilluara njësitet policore kanë arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar”, ka njoftuar zyra për informim e policisë.
Bëhet e ditur se tek i dyshuari për vjedhjen e veturës, janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.
Policia ka treguar se pas kryerjes së ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera./FaktePlus