Arsim & Kulturë

E veja e fituesit të çmimit Nobel flet pas vdekjes së bashkëshortit

E veja e fituesit të çmimit nobel për paqe, Liu Xiaobo, në një video të publikuar në youtube ka thënë se ka nevojë për kohë që të kalojë më lehtë vdekjen e burrit të saj.

Nobelisti vdiq më 13 korrik pas një beteje me kancerin, dhe pasi iu refuzua kërkesa që të vazhdonte shërimin jashtë vendit.

Miqtë të qiftit kanë bërë të ditur se nuk kanë pas kontakt me gruan e tij, dhe se janë informuar se ajo po qëndron në Pekin te një mike.

Në videon në youtube, ajo thotë se ka nevojë për kohë të marrë veten nga kjo humbje, dhe se një ditë do të kthehet tek të dashurit e saj kur është në gjendje më të mirë emocionale.